Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shtëpia Rregulltare e Bashkësisë Misionaret e Dashurisë (Vëllezërit e Nënë Terezës)

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Bushat, Shkodër

Telefon: 0266 20013 / 0266 20045

E-Mail: ramon.lusterio@gmail.com/ bushatbethel@gmail.com

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne jemi asambleja fetare katolike "Misionaret e Bamirësisë meditues". Ne varemi nga udhëheqja e Perëndisë për të gjitha nevojat tona. Mbështetja jonë financiare normalisht vjen nga donacionet. Ne jemi institucion privat.

OBJEKTIVAT E SHTËPISË

Objektivat për të cilat është ngritur qendra janë:

- t’u ofrojë shërbim falas dhe me gjithë zemër me të varfërve ndër të varfër, pa dallim ngjyre, besimi, race kombësie dhe kulture;

- të kujdeset për të sëmuret fizik dhe mendorë (Personat me Aftësi të Kufizuara- PAK);

- të kujdeset për njerëzit për të cilët askush nuk pyet, nuk i do, dhe janë të vetmuar;

 

Anëtarët e shtëpisë

- vizitojnë të varfërit ose të sëmuret duke shkuar nga shtëpia në shtëpi ose kudo që ata gjenden dhe u bëjnë atyre të gjithë shërbimin me përulësi;

- ndërmarrin program për ndihmë emergjente ose ndihmë tjetër të nevojshme në periudhë zie të bukës ose fatkeqësi të tjera.

 

QËLLIMI I SHTËPISË

Qendra Rezidenciale për Personat me Aftësi të Kufizuara është një qendër që ka si qëllim t’u vijë në ndihmë personave handikap fizik dhe mendorë nga Bushati, Shkodra dhe zonat përreth, pjesa më e madhe e të cilëve janë të braktisur. Por ka edhe persona të tjerë që vijnë nga familje shumë të varfra që nuk kanë mundësi për t’i mbajtur këta persona pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në sistemin rezidencial mund të ofrohet kujdes njëherazi deri në një numër prej 23 personash. Kujdesi ofrohet për djem dhe burra, të cilët i përkasin grup-moshës 15 – 60 vjeç. Një herë në javë ne ofrojmë fizioterapi dhe 3 – 4 herë në javë ergoterapi. Shumica nga djemtë tanë kanë autizëm dhe shumica nga burrat tanë janë të paralizuar (janë në karrocë). Tani ne kemi 25 paciente që jetojnë në shtëpinë tonë.