Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata Ryder Albania

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Fatmir Prifti

Adresa: Rr. Ali Pashe Gucia, Nd 9, H7, Ap2, Tirane

Telefon: 0035542452309

Celular: 00355692075044

E-Mail: ryderalb@icc-al.org

Web: www.ryderalbania.org

facebook: Sue Ryder Albania

 

Përshkrim i shkurtër:

Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993 me mbeshtetje te Sue Ryder Care London, për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas në shtëpi pacientëve që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si kancer, HIV AIDS, skleroza multipile, alzhaimer etc. Misioni i organizates eshte te ofroje sherbimin e kujdesit paliativ (kujdes mjekesor, infermieristik, psikosocial dhe ekonomik) per te rritur kualitetin e jetes ne fazen e fundit te saj.

 

SHRA ofron shërbim shëndetësor në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës. Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 (i përbërë nga 3 mjekë, 5 infermierë dhe 1 punonjëse sociale) dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996 (i përbërë nga 2 mjekë, 3 infermierë dhe 1 punonjëse sociale). SHRA i ofron shërbim rreth 90 pacientëve terminalë në ditë, përkatësisht rreth 50 pacientë në Tiranë dhe 40 në Durrës. Numri i përfituesve në një vit është rreth 450 pacientë. Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, dy fusha te rrendesishme ne te cilat eshte perqendruar eshte lobim dhe advokaci, si dhe ngritje kapacitetesh. SHRA në partneritet me Ministrinë e shëndetësisë dhe organizata të tjera, që operojnë në këtë fushë ka kontribuar në hartimin e një sërë dokumenteve të rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e shërbimit paliativ në sistemin publik të kujdesit shëndetësor. Disa nga më kryesoret janë ligji i kujdesit paliativ dhe aktet nënligjore, standardet e shërbimit, protokollet klinike, udhërrëfyesi për mënyrën e ofrimit të shërbimit etj.