Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë ANAD

Informacioni i kontaktit:

Adresa e zyres: Rruga Gjergj Fishta, Pall. Matrix Shk. 6 Ap. 6, Tiranë

Adresa postare: Kuti Postare 2401/1, Tiranë

Celular: 0693252707

E-Mail: anad.coordinator@gmail.com

 

Përshkrim i shkurtër:

ANAD, është e vetmja Shoqatë në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojne.

ANAD është themeluar qe prej vitit 1993 dhe operon në të gjithë Shqipërinë me programe specifike dhe inisiativa ligjore sipas nevojave të komunitetit te njerëzve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

 

MISIONI ANAD:

Të lehtësojë proçesin e përfshirjes së personave që nuk dëgjojnë në shoqërinë Shqiptare duke rritur ndërgjegjësimin e qeverisë dhe fuqizimin e komunitetit të personave që nuk dëgjojnë.

 

ANAD në vitin 1996 bëhet anëtare e Federatës Botërore të Njerëzeve që Nuk Dëgjojnë ne WFD. Ne vitin 2000 pas nënshkrimit të një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi mes ANAD dhe FAD, Organizatës së Personave që Nuk Dëgjojnë në Finlandë, ANAD filloi të funksionojë si një organizatë me objektiva dhe synime të qarta për të sensibilizuar shoqërinë Shqiptare dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

 

ANAD është e vetmja “Qënder Profesionale për Trajnimin e Interpretëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe “ licensuar nga QKL me Nr Licence 1682-06- 2010 Dt 21.06.2010.

 

Bazuar në statutin e saj ANAD është një organizatë ku mënyra kryesore e komunikimit është gjuha e shenjave shqipe.

 

Në Shqipëri ka afersisht rreth 39.000 persona që nuk dëgjojnë (bazuar ne te dhenat e INSTAT, Census 2011) të cilët kanë nevojë për shërbime interpretimi në gjuhën shqipe të shenjave, vecanërisht në shërbimet publike si shëndetsi, arsim, punësim, marrje informacioni, nga pushteti qëndror dhe lokal, përfaqësim në organet gjyqësore, dhe ato të rendit publik, pjesmarrje në vendimarrje në jetën sociale të komunitetit ku banojnë etj.