Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,
që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.
Informacioni i kontaktit:
Adresa: Rruga Qemal STAFA, “Kinostudio”, perballe I. K. Veterinare, Tirane
Tel: +355 (42) 376-014,
Celular: 068 29 698 89, 068 22 390 76
E-Mail: vangjeliduka43@gmail.com
facebook: Shoqata Ne Ndihme te Handikapeve Mendore, Tirana
Përshkrim i shkurtër:
Shoqata “Ne Ndihme te Handikapeve Mendore” te Shqiperise, u krijua si nje domosdoshmeri e kohes nga nje grup nismetaresh, prinder te femijeve me aftesi te kufizuara mendore, kujdestare te tyre ligjore dhe specialiste te fushave te ndryshme te jetes shoqerore.
Ajo eshte e strukturuar ne 31 dege te rretheve te vendit dhe perfaqeson mbi 45 mije persona me aftesi te kufizuara mendore.
Misioni i shoqates:
Permiresimi i kushteve te jeteses se personave me aftesi te kufizuara mendore te te gjithe grup-moshave dhe familjeve te tyre.
Te shpalle dhe te mbroje te drejtat e personave me aftesi te kufizuara mendore e fizike (Handikap Mendore e fizik), ne perputhje me legjislacionin Kombetar dhe Nderkombetar per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut, si dhe te kerkoje dhe sugjeroje zbatimin korrekt te legjislacionit perkates, nga organet e pushtetit vendor dhe atij qendror.
Te luftoje per integrimin shoqeror te personave me aftesi te kufizuara mendore (Handicap Mendor).
Te ndikoje ne permiresimin e kushteve dhe te sherbimeve publike ekzistuese dhe ne ngritjen e sherbimeve te reja.
Te beje perpjekeje per ngritjen e sherbimeve te saja publike, per integrimin e personave me aftesi te kufizuara mendore.
Te ndikoje pa reshtur ne edukimin e opinionit publike dhe te nxise veprimtarine kerkimore shkencore, ne fushen e paaftesise mendore ne Shqiperi.
Nje rol te rendesishem ne kete drejtim kane luajtur jo vetem sensibilizimi i opinionit shoqeror nepermjet medias elektronike dhe asaj te shkruar, por dhe mbajtja e konferencave dhe seminareve, apo materialeve te ndryshme shkresore, buletine, flete-palosje etj, si dhe botimi dhe shperndarja e gazetes se shoqates, “E Drejta per Jeten”, e cila shkoi jo vetem ne cdo shtepi te familjeve te personave me aftesi te kufizuare, por madje ajo doli edhe per nje kohe te shkurter ne tregun e konkurences se lire.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit