Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH)

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Nikolla Lena, Nr. 61, Tiranë

Telefon: 042259635

Celular: 0682000233

E-Mail: shvsh@shvsh.org.al

Web: www.shvsh.org.al

facebook: Shoqata e te Verberve te Shqiperise

 

Përshkrim i shkurtër:

SHVSH është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe humanitare.

SHVSH ka për mision:

- Harmonizimin e interesave të anëtarëve të saj, në themel të bashkimit të të cilëve qëndrojnë pasojat e verbërisë

- Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve të verbër në mënyre të organizuar dhe publike

- Rritjen e nivelit arsimor dhe profesional të të gjithë komunitetit të të verbërve

- Mbikëqyrjen e nivelit të jetesës së të verbërve dhe ndërmjetësimin në strukturat ligjvënëse dhe ekzekutive për përmirësimin e saj

- Sensibilizimin e opinionit shoqëror dhe zyrtar në dobi të zgjidhjes së problemeve të të verbërve

- Ofrimin e shërbimeve të posaçme për të gjithë qytetarët e verbër drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave juridikë të krijuar prej saj.

Ne punojmë vetëm me personat e verbër të cilët gëzojnë statusin ligjor të të verbërit, grupi i parë ose i dytë.

Ne jemi një organizatë me anëtarësi, që mbështetemi nga donatorë të ndryshëm.

Ne punojmë çdo dite të javës për të ofruar shërbimet tona.