Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,
që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.
Informacioni i kontaktit:
Personi i kontaktit: Elton Bano (Kryetar i Shoqatës)
Elsid Sulaj (Drejtor Ekzekutiv)
Adresa: Tiranë, përballë Universitetit të Sporteve, Pallati i Kryqit të kuq, kati i II-të, hyrja III
Celular: 0694257315
E-Mail: shrfpak@gmail.com
Facebook: Shoqata e rehabilitimit fizik per personat me aftesi te kufizuar
Përshkrim i shkurtër:
Shoqata e Rehabilitimit Fizik për Personat me Aftësi të Kufizuar, me inicialet SHRFPAK, është shoqatë jo politike, jo fetare, joqeveritare, jofitimprurëse, e regjistruar në datën 29.10.2014, si Person Juridik dhe ushtron veprimtarinë e saj pa afat, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konform statutit dhe programit të saj.
· Shoqata, si pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor, fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, trajtimin
dhe rehabilitimin e tyre, në aspektin fizik dhe psikologjik.
· Sensibilizimi i popullatës mbi çështje të kujdesit shëndetësor dhe aftësisë së kufizuar, duke qenë aktiv në shumë veprimtari dhe projekte
promovuese në fushën e rehabilitimit fizik.
· Shoqata fokusohet në ofrimin e shërbimit të fizioterapisë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar (moshat pediatrike, të rritur dhe mosha
geriatrike).
· Patologjitë e trajtuara: Hemiplegji, tetraplegji, distrofi muskulare, paralizat cerebrale infatile, sindroma down, pleksus brachialis, hidrocefali,
morbus bechteriev, parkinson etj.
· Shërbimi ofrohet në terapi individuale.
· Çdo ditë, nga e hëna në të premte, personat me aftësi të kufizuar marrin këtë shërbim pa pagesë.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit