Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Shoqata e Invalidëve Para-Tetraplegjikë

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Ndreke Ismailaj

Adresa: Ish-Uzina, Laprakë, Tiranë

Celular: +355 68 60 21 219

E-Mail: para_tetra@yahoo.com

facebook: Shoqata para-tetraplegjike

 

Përshkrim i shkurtër:

Ne jemi Shoqata e invalidëve para-tetraplegjikë, shoqate që shtrihet në rang kombëtar dhe ka ushtruar aktivitetin e saj për me shumë se 10 vjet. Në krye të shoqatës është vendosur kryetar Z. Ndreke Ismailaj.

Shoqata Para-tetraplegjike është një OJF e cila lobon për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar me këtë specifike, duke ndihmuar në socializimin e tyre dhe përpiqet t´ju përgjigjet nevojave të një prej kategorive më të diskriminuara që janë të paralizuarit në Shqipëri. Si e tillë, është një shoqatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare e cila është krijuar me iniciativën dhe mbështetjen e një grupi personash me aftësi të kufizuara, të cilët vendosën kontaktet me personat më aftësi të kufizuara në Tiranë e më pas në rrethet kryesore të Shqipërisë. Sot rreth saj janë mbledhur një numër i konsiderueshëm anëtarësh dhe vetëm në rrethin e Tiranës 1900, e në të gjithë Shqipërinë ky numër arrin në 4500 PAK.

Misioni i kësaj organizate është integrimi në jetën sociale të gjithë personave me këtë specifikë në aftësinë e kufizuar nëpërmjet aktiviteteve kulturore, sociale, sportive etj.

Mbështetësit tanë në këtë iniciativë janë donatorë të ndryshëm të cilët na vijnë në ndihmë duke financuar programet dhe projektet tona.