Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Save the Children -                                                                                                                          “Edukimi Gjithëpërfshirja e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri”

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rr. Komuna Parisit, Pall.1 Maji, Vila Lami, PO Box 8185, Tiranë

Telefon: 042261840/929, 2266227

Celular: 069 94 77 984

E-Mail: info.albania@savethechildren.org

Web: albania.savethechildren.net

facebook: Save the Children in Albania

 

Përshkrim i shkurtër:

Projekti “Edukimi Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore në Shqipëri” synon krijimin e aksesit dhe kualitetit në shkolla gjithëpërfshirëse të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë në shtatë rajone të Shqipërisë: Gjirokastër; Korçë; Elbasan; Durrës; Burrel; Peshkopi dhe Vlorë.

Ky projekt financohet nga Kooperacioni Italian i Zhvillimit/Ministria e Jashtme Italiane dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me shoqatën MEDPAK, dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) si edhe njësitë e qeverisjes vendore në këto rajone.

Save the Children dhe MEDPAK punon për vlerësimin e aftësive dhe nevojave të fëmijëve sipas metodologjise se klasifikimit ICF, si edhe hartimin e objektivave të Planit Edukativ Individual (PEI) për çdo fëmijë me Aftësi të Kufizuar dhe vështirësi në të nxënë. Ky projekt mbështetet në Objektivat strategjikë të MAS dhe qeverisë shqiptare për krijimin e një shkolle cilësore me synim krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Në vitin e parë të këtij projekti tre vjeçar, është parashikuar të përfitojnë 300 fëmijë me nevoja të veçanta në arsim. Të përfshirë tashmë në 14 kopshte dhe 14 shkolla të arsimit të detyruar në shtatë rajonet. Aktivitetet kryesore që do të realizohen gjatë zbatimit të këtij projekti janë: Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, në klasa dhe grupe bashkë me moshatarët e tyre bazuar në PEI të ndërtuar për secilin prej tyre.

Ngritja e komisioneve multidisiplinore në DAR/ZA, fuqizimi i tyre nëpërmjet trajnimeve.

Organizimi dhe zhvillimi i kurseve të trajnimit me punonjës të arsimit për zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe shërbimit psikosocial si pjesë e rëndësishme e komisionit.

Takime me prindër për ti bërë edhe ata pjesë aktive të punës në shkollë dhe kopësht. Paisja e shkollave me bazë materiale didaktike për të mbështetur edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Ndërhyrje infrastrukturore në objektet e disa shkollave në mënyrë që ato të bëhen më të aksesueshme.