Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,
që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.
Informacioni i kontaktit:
Adresa: Rruga Llukan Toska, L. 16 Prilli, Fier
Celular: Drejtoria: +355 684029787, Sekretaria: +355 698154769
E-Mail: qendrapakfieral@gmail.com
facebook: Q.Sh.PAK Fier, Albania "Enjoy the Difference"
Përshkrim i shkurtër:
Qendra Horizont per femije dhe te rinj me aftesi ndryshe projekt i bashkise Fier i mundesuar nga iadsa program ne bashkepunim me D.A.R Fier, shoqata italiane Engim, Q.S.M dhe Universiteti i Vlores. Ne qender vijne rregullisht femijet e moshes nga 6 deri 20 vjec te kryejne aktivitete ditore dhe terapi ne baze te nevojave dhe problemeve qe vleresohen nga specialistet e kesaj fushe. Qendra jone eshte e hapur nga ora 8:00 deri ne 16:00. Ambientet e qendres Horizont jane te standartit bashkekohor dhe te pershtatura per kete kategori personash.
Kuzhina eshte projektuar ne forme te pershtatshme qe te mundesoje jo vetem ushqyerjen e femijeve por te sherbeje si nje laborator ku ata vete te mesojne dhe te edukohen per t´u veteushqyer si dhe te permiresojne disa procese te rendesishme te zhvillimit psikomotor te trurit.
Pas ngrenies se mengjesit fillojne aktivitetet ne baze te nje programi edukativ individual te posacem per cdo femije pasi specialistet dhe stafi te kene bere nje vleresim te gjendjes se tij dhe te kene gjetur objektivat qe duhen arritur.
Terapia e lojes eshte ideuar ne forme te tille qe perzgjedhja e ketyre lojrave te ndihmoj ne edukimin dhe zhvillimin e femijeve.
Psikologet, fizioterapistja dhe logopedistja e qendres cdo dite zhvillojne terapi individuale dhe ne grup per keta femije ne baze te nje programi te hartuar nga vete keta specialiste, duke i ndihmuar personat te integrohen ne tregun e punes.
Stafi dhe specialistet zhvillojne nje mbledhje te shkurter ditore per te diskutuar ndryshimet, problemet dhe arritjet qe jane identifikuar gjate gjithe dites si dhe hartimin e prioriteteve te punes per ditet ne vazhdim. Ne mendojme se Qendra Horizont eshte e para qender sherbimesh me te tilla standarte per PAK jo vetem ne rrethin e Fierit por edhe ne Shqiperi mund te themi.
Aktualisht ne Qender frekuentojne me kohe te plote 52 femije dhe te rinj nga 6 – 20 vjec. 20 femije marrin terapi mbasdite, dhe 46 femije ndiqen ne shkolla normale, dhe 27 vullnetare ku 10 prej tyre jane persona me aftesi ndryshe. 2 te rinj kane perfunduar kurse profesionale (kuzhine dhe rrobaqepsi) prane Qendres se formimit professional dhe 2 jane duke vazhduar (zdrukthtari dhe parukeri). 2 prej te rinjve qe kane perfunduar keto kurse jane punesuar ne nderrmarje private.
Qellimi i qendres eshte te integroje femijet per te vazhduar shkollat normale dhe te rinjte ne tregun e punes.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit