Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e zhvillimit "Shtëpia e Kuqe“

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Islam Alla, Nr. 5, Hyrja 5, Ap. 6 Tiranë

Celular: 069 23 80 666

E-Mail: shtepiakuqe@hotmail.co.uk

facebook: shtepia e kuqe

 

Përshkrim i shkurtër:

Në qendrën tonë trajtohen në seanca individuale fëmije nga 2 deri 20 vjeç me aftësi të kufizuar mendore: autizem, Down, çrregullime të sjelljes apo vështirësi në të mësuar. Trajtimi i tyre bëhet në seanca individuale (15 vete, logopedi, terapi zhvillimi, mësim i specializuar, psikomotricitet, përgatitje për në shkollë i fëmijëve të integruar) për fëmijët që janë të integruar në çerdhe, kopësht apo shkollë; në formën e qendrës ditore (4-6 vjeç:15-16 fëmije). Për të rinjtë 17-24 vjeç ndjekje në formimin e tyre profesional, mundësisht edhe punësim (6 të rinj).

Kjo qendër funksionon prej 10 vjetësh.

Qendra jonë ofron shërbim nga ora 7.30 deri 20.00 nga e hëna në të shtunë. Prindërve u është krijuar mundësia të shfrytëzojnë ambientet e qendrës për raste të veçanta edhe 24 ore në ditë.

Mbështetës kryesorë financiarë janë kuotat e prindërve dhe herë pas herë ndonjë projekt apo donacion.