Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Qendra e Zhvillimit për Personat me Aftësi të Kufizuara Vlorë

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Elida Grabova (Drejtore)

Adresa: Lagjia: “Pavarësia”, Skelë, Vlorë

Celular: 0698610049

E-Mail: grabova_1406@yahoo.it

facebook: Qzhpak Vlore

 

Përshkrim i shkurtër:

Qendra e Zhvillimit për PAK Vlorë, është një institucion shtetëror me varësi të dyfishtë: të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, si dhe të Bashkisë Vlorë. QZHPAK ka një kapacitet prej 24 personash, aktualisht në këtë qendër marrin shërbim 31 rezidentë të cilët janë jetim social dhe Biologjik dhe vuajnë prej sindromave të ndryshme, ku në të shumtën e rasteve ka një mbivendosje të paaftësive fizike, sensore dhe mendore. Kjo qendër ofron shërbim 24 orë për rezidentë të Grup- moshës deri 25 vjeç. Për të realizuar shërbimet ne mbështetemi në burimet financiare dhe njerëzore prej Shërbimit Social Shtetëror si dhe Bashkia Vlorë. Në Qendrën tonë ofrohen kryesisht shërbimet që vijojnë: Përkujdes Shëndetësor, higjenosanitar, ushqyerje, duke i kushtuar rëndësi të veçantë elementëve të mësimit special, terapive individuale edukative dhe në grup, integrimi social në komunitet etj.