Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Malteser Shqipëri

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Rruga Ludovik Saraçi, Nr. 6, 4001, Shkodër

Telefon/Fax: +355 222 50446, +355 222 50447

Celular: 0692080207, 0672818082

E-Mail: info@malteser.al

Web: www.malteser.al

facebook: Malteser Albania

 

Përshkrim i shkurtër:

Malteser Shqipëri është një organizatë humanitare joqeveritare, me qendrën e saj në Shkodër, që ka punuar në Shqipërinë e Veriut qysh në vitin 1994. Malteser Shqipëri mbështetet nga organizata motër gjermane “Malteser Hilfsdienst”.

Misioni ynë është të ndihmojmë njerëzit në nevojë pa paragjykuar. Qysh 1995, ne ofrojmë ndihmë mjekësore humanitare për komunitetet e varfra kryesisht në rajonin verior të Shqipërisë. Një nga pjesët me të rëndësishme të aktiviteteve Malteser, është puna vullnetare. Kjo organizatë është e vetmja në Shqipërinë e Veriut që ka mbi 200 vullnetarë nga fusha të ndryshme ekspertize, të përkushtuar për të ndihmuar përmbushjen e aktiviteteve Malteser duke ndihmuar komunitetet e pa privilegjuara.

 

Qendra Malteser e shërbimit dhe konsultimit për komunitetin

(Qendra e vetme për autizmin në Shqipërinë e Veriut)

Qysh në vitin 2010, qendra Malteser e shërbimit dhe konsultimit për komunitetin është hapur me qëllimin për të mbështetur njerëzit e margjinalizuar, me spektër autik, fëmijët me probleme mendore dhe fizike, dhe fëmijët me çrregullime në të folur, njerëzit e moshuar dhe ata me mundësi të kufizuara.

Fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 3 deri 16 vjeç, të gjithë pothuajse brenda spektrit autik, trajtohen sipas një orari të vendosur nga terapisti. Një fizioterapist trajton fëmijët me tetraplegji.

Çdo javë, vullnetarët ndihmojnë 85 persona (60 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 25 vajza të rritura) që jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” me ushqim, shëtitje, kinema.

Gjatë aktiviteteve të rastit, ju është ofruar ndihmë 60 fëmijëve me aftësi të kufizuara rezidentë dhe 42 fëmijëve në kujdes ditor në Qendrën Rajonale të Fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku vullnetaret janë përpjekur ti bëjnë ata të ndihen të barabartë me shokët e tyre. Vullnetarët tanë ndihmojnë të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara në aktivitetet e ndryshme të Kishës, kampet verore për fëmijët me aftësi të kufizuara.