Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të vlerësuar dhe të dashur nga Perëndia, kjo është arsyeja pse ata duhet të jetojnë një jetë dinjitoze dhe të përmbushur. Për ta dhe interesat e tyre, ne ngremë zërat tanë dhe i mbështesim.
heartbeat (= rrahja e zemrës) është një projekt nga fondacioni Stiftung Marburger Mission i cili është një organizatë jo qeveritare dhe ungjillore nga Gjermania. heartbeat është e përfaqësuar në disa vende të botës. Qëllimi i projektit heartbeat është të përmirësojë situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri. Këtë qëllim ne realizojmë me disa aktivitete dhe projekte.
Ne besojmë se përmes një rrjeti bashkëpunimi mund të arrihet më shumë. Për këtë ne kemi krijuar grupin "Special needs network in Albania" në facebook. Ky grup ofron një vend për organizatat dhe njerëzit që punojnë me personat me nevoja të vecanta në Shqipëri. Ai ju jep atyre mundësinë për të drejtuar pyetje, për të ndarë informacione interesante rreth kësaj teme dhe për të bashkëpunuar.
Më tepër, ne kemi krijuar këtë faqe interneti. Në këtë faqe ne japim një pamje të përgjithshme të shërbimeve të institucioneve për personat me aftësi të kufizuara (PAK) të të gjitha moshave dhe vendnodhjen e tyre në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu ju gjeni materiale ndihmëse për të punuar me personat me aftësi të kufizuara dhe të afërmit e tyre.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit