Projekti heartbeat ofron në këtë faqe interneti një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria, që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

heartbeat

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Johannes Kalb

Adresa: Rruga e Drilonit, Pogradec

Celular: 0696058079

E-Mail: kalb@mm-heartbeat.org

Web: mm-heartbeat-al.org

facebook: mm-heartbeat.org

 

Përshkrim i shkurtër:

heartbeat është një projekt nga Stiftung Marburger Mission i cili është një organizatë jo qeveritare dhe ungjillore nga Gjermania. Qëllimi i projektit heartbeat është të përmirësojë situatën e njerëzve dhe në veçanti të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri. Këtë qëllim ne duam ta realizojmë me disa aktivitete dhe projekte si për shembull kjo faqe interneti.

Ne japim informacion mbi raste të ndryshme të aftësive të kufizuara. Për këtë ne organizojmë seminare/trajnime për persona me aftësi të kufizuara, prindërit dhe për bashkëpunëtorët e tyre.

Me anë të marrëdhënieve me publikun dhe punën edukative ne sensibilizojmë shoqërinë shqiptare për nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ne besojmë që në bashkëpunim me organizata të tjera, të mund të arrijmë më shumë. Prandaj ne duam të krijomë një rrjet të përbashkët, për shembull në facebook: „Special needs network in Albania“.

Ne mbështesim me fonde ose me mënyra të tjera, projektet e përzgjedhura.