Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,
që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.
Informacioni i kontaktit:
Carla Neziri (Presidente e fondacionit)
Adresa: Rruga Ahmet Xhetani nr. 14, Lagjja Pjeter Budi, Burrel/Mat
Telefon : 0217 2 21 77
Celulare: 069 29 29 489, 069 21 56 500
Email: oaz.burrel@yahoo.com, c.neziri@ymail.com
Pershkrim i shkurter:
Fondacioni yne funksionon prej 20 vitesh me shume projekte te ndryshme humanitare ne ndihme te target grupeve ne nevoje ne rrethin e Matit. Prej vitit 2011 funksionon qendra ditore "Shpresa e Re" qender per femije dhe te rinj me aftesi ndryshe, projekt i fondacionit OAZ. Kjo qender frekuentohet aktualisht nga 35 femije dhe te rinj (nga 6-30 vjec); ku ofrohen shume sherbime duke filluar nga perkujdesje e thjeshte, asistence higjeno-sanitare, terapi te ndryshme (muzike, arti, loje, etj), mesim, ndihme ne realizimin e detyrave te shkolles per femijet te cilet kane veshtiresi, transport brenda qytetit falas, asistence per familjet e tyre, ofrohet dreka falas etj. Cdo sherbim qe ofrohet prej nesh eshte falas. Motoja e qendres eshte qe cdokush prej nesh eshte special dhe cdo gje qe te beni bejeni me dashuri. Perfituesit e sherbimeve tona jane femije / te rinj me diagnoza te ndryshme (per sa i perket zhvillimit mendor dhe fizik) por edhe me probleme te ndryshme sociale.
Nga e hena ne te premte qendra eshte e hapur dhe ofron sherbim nga ora 7-15.
Ne mbeshtetemi nga donatore te ndryshem kryesisht nga Zvicra.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit