Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Fondacioni “Global Care Albania”-                                                                                          Qendra komunitare “Ditë e Re’’

Informacioni i kontaktit:

Adresa: Global Care Albania, Rruga Selenice, Lagjia 5, Bathore, 1054 Kamëz

Celular: +355 (0) 67 60 89 926

E-Mail: contact@globalcarealbania.org

Web: www.globalcarealbania.org

facebook: Qendra Ditë E Re

 

Përshkrim i shkurtër:

- Në këtë organizatë ofrohen disa lloje shërbimesh komunitare në bazë të disa programeve të caktuara. Fokusi ynë janë fëmijët nga familjet vulnerable, fëmijët me aftësi të kufizuar, nënat e veja, të divorcuara, fëmijët jetimë.

 Një nga këto shërbime është edhe ai i Fizioterapisë. Në fokus janë fëmijët me aftësi të kufizuar të cilët vijnë nga familjet në nevojë.

 - Ne punojmë me fëmijë të vegjël të cilët kanë aftësi të kufizuar mendore dhe fizike.

 - Ne mbështetemi nga donatorë të ndryshëm.

 - Ofrohet terapi në grup si dhe terapi individuale si dhe shërbimet e mëposhtme:

1. Kopësht ditor për fëmijët me prapambetje mendore dhe autizëm

2. Fizioterapi

3. Logopedi

4. Terapi zhvillimi

5. Vizita të përgjithshme me mjekë të specializuar

6. Terapi okupacionale

7. Aktivitete argëtuese brenda dhe jashtë qendrës

- Shërbimi ofrohet çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 08.30-16.00.