Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,

që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.

 

Fondacioni Down Syndrome Albania                                                                                      Qendra e Arritjeve dhe Zhvillimit

Informacioni i kontaktit:

Personi i kontaktit: Emanuela Zaimi/ Flavia Shehu

Adresa: Rruga Xhon Kenedi, Selita 5, Tiranë

Telefon: 04 4104139

Celular: + 355 68 80 42 222

E-Mail: info@dsalbania.org

Web: http://www.dsalbania.org/index.php/al/

facebook: facebook.com/DownSyndromeAlbania/

 

Përshkrim i shkurtër:

Down Syndrome Albania është një organizate jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime terapeutike PA PAGESE për fëmijët me sindromën Down në “Qendrën e Arritjes dhe Zhvillimit”. Shërbimet Terapeutike janë individuale. Këto jane shërbime te Ndërhyrjes në moshë te hershme (0-5), dhe për fëmijët nga 5-10 vjeç dhe përfshijnë:

1. Vlerësim nga grupi shumëdisiplinor (psikolog, logoped, terapist fizik, pediatër zhvillimi);

2. Terapi fizike

3. Terapi gjuhe dhe të foluri

4. Terapi zhvillimi dhe Terapi okupacionale

5. Ndihmë pedagogjike

6. Terapi arti (muzikë, punë dore dhe terapi pikture)

 

Programi për prindërit:

1. Psikoedukim për prindërit

2. Terapi grupi për prindërit

3. Këshillim individual

4. Ofrim i literaturës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja

5. Konsulencë ligjore

 

Për individët mbi 10 vjeç me SD, DSA ofron kurse të aftësimit për jetën. Këto kurse përfshijnë: kurse gatimi, kurse pikture dhe kurse punëdore.

 

Qendra e Arritjeve dhe Zhvillimit është e hapur çdo ditë gjatë javës nga ora 8:00- 20:00. Shërbimet tona mbështeten nga donator private, qofshin këto biznese apo individë të cilët kanë vullnetin të kontribuojnë për kauzën e individëve me SD.