Kjo faqe interneti është një platforme ku prezantohen shërbime dhe institucione nga e gjithë Shqipëria,
që punojnë me dhe për personat me aftësi të kufizuar të të gjitha moshave.
Informacioni i kontaktit:
Personi i kontaktit: Drejtore Ekzekutive: Dr. Eliona Sula
Adresa 1: L.4 Rr.”Egnatia / I. Reka”, prane Spitalit Internacional, DURRES
Adresa 2: Rr. Don Bosko. Perballe vizion plus. Pallati Gener II. Kati i pare, TIRANE
Celular:+355 67 21 59 047
E-Mail: ecimsebashku@gmail.com
Web: ecimsebashku.com
facebook: ecimsebashku
Përshkrim i shkurtër:
Puna jonë konsiston me se shumti ne trajtimin dhe integrimin e femijeve me crregullime te zhvillimit.
Fëmijët që mund të marrin shërbim pranë Qendrës Ecim së Bashku, janë fëmijë të cilët vuajnë crregullime te ndryshme të zhvillimit, si:
· Çrregullime të spektrit të autizmit
· Sindroma Asperger
· Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitet
· Çrregullime të të nxënit (Vështirësitë në të lexuar, shkruar)
· Sindroma Down
Prinderit behen pjesemarres ne procesin e vleresimit te femijes. Fillimisht bëhet një vlerësim i gjendjes së fëmijës ku vëzhgohet nga specialistët që ofrojnë shërbimin pranë kësaj qëndre. Më pas në bashkëpunim dhe me prindërit apo kujdestarët e fëmijës hartohet një Plan Individual ku bazohet puna në vazhdim. Femija duhet te ndjeke terapine e nevojshme qe parashikon ekipi multidisiplinar.
Për ata fëmijë të cilët kanë mbushur moshën të ndjekin shkollën bëhet një punë përgatitore që ata të jenë të aftë të përballojnë ambjentet akademike duke respektuar rregullat e tyre. Për ti ardhur në ndihmë fëmijës dhe prindërit, ne përgatisim Asistent Komunikimi i/e cili/a do të asistojë fëmijën në shkollë.
Në momentin që fëmijët, të cilët kanë marrë shërbim pranë QESB dhe janë realizuar objektivat e Planit Individual me konsensusin e prindërve ata mund të shkëpusin terapinë e vazhdueshme pranë QESB. Megjithatë, në ofrojmë shërbimin e “Follow Up” ku herë pas herë edhe në përshtatje të nevojave të fëmijës, e ndjekim ecurinë e tij edhe në vazhdim.
Për shkrim më të madh: butonat CTRL+[+]
Për shkrim më të vogël: butonat CTRL+[-]
ose butonin CTRL+ rrotëzën e mausit